Lajme
Padi penale ndaj 12 tifozëve “kuqezi” në Bujanoc
Autoritetet serbe kanë ngritur kallëzim penal ndaj 12 shqiptarëve, nën dyshimin se ata kanë brohoritur thirrje nacionaliste, gjatë festës për fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë
Dymbëdhjetë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës mund t’iu kushtoj shtrenjtë kualifikimi i Kombëtares së Shqipërisë në Evropianin “Franca 2016”. Kjo, pasi që autoritetet serbe, kanë ngritur kallëzim penal ndaj tyre, nën dyshimin se ata kanë brohoritur thirrje nacionaliste, gjatë festës për fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë.
Departamenti i Policisë në Vranjë ka dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë për këta shqiptarë të komunës së Bujanocit: E.A., A.F., B.D nga fshati Samolicë, I.A., H.D. dhe SH.E nga fshati Tërrnoc si dhe I.L., B.V., Z.A., R.A., Z.A nga Bujanoci, raporton Titulli.com.
Të gjithë këta qytetarë policia i ngarkon me vepër penale, nxitje të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare, si dhe mosdurim, me ç’rast dënimi i paraparë për këtë vepër është 6 muaj deri në 5 vite.
Këta 12 qytetarë, siç thuhet në raportin e policisë, janë pjesë e grupit të qytetarëve me kombësi shqiptare “Tifozat Kuq e Z” të cilët gjatë kremtimit të fitores së përfaqësueses së Shqipërisë, të dielën më 11 tetor të këtij viti, kanë bërtitur “Ubij, zakolji da Srbin ne postoji-Vrite” (vraje, there që serbi mos të ekzistoj).
Sipas njoftimit të gjithë personat në fjalë nuk janë marr në pyetje pran Prokurorisë së Lartë publike, e as që i është caktuar masa e mbajtjes, por se ndaj tyre do të zbatohet procedurë e rregullt penale, thuhet në informatën të cilën me kërkesë të mediave e ka dhënë Leposava Jovçiq, zëdhënëse e Prokurorisë së Larë në Vranjë.
Menjëherë pas këtij rasti, kana reaguar Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, i cili e vlerëson si veprim klasik selektiv, politik dhe jolegjitim.
“Duke e dënuar çdo nxitje të shprehjes së gjuhës së urrejtjes; KDNJ rikujton se në Serbi, vazhdimisht kemi raste të nxitjes dhe të përdorimit të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare; veçmas ndaj komunitetit shqiptar. E kjo jo vetëm nga mediat e caktuara dhe në rrjete sociale të komunikimit masiv, por edhe nga zyrtarët shtetëror”, thuhet në reagim.
Shprehje të tilla të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, sipas KDNJ-së, janë dëgjuar në mënyrë masive dhe sinkronizuese në ndeshjen futbollistike midis përfaqësueses së Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14.10.2014, nga ana e dhjetëra mijëra tifozëve vendorë; por edhe në po të njëjtin Bujanoc, nga ana e qytetarëve të kombësisë serbe pas ndeshjes Shqipëri-Serbi më 08.10.2015.
“Për më tepër, ndërhyrja e Qeverisë në punën e drejtësisë dhe të policisë, lidhur me procesin përkatës, është reflektuar edhe me deklaratën publike të Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Nebojsha Stevanoviq, më 13 tetor 2015, ku e paralajmëroj personalisht ngritjen e aktakuzës”, thuhet në reagimin e KDNJ-së e cila këtë veprim e sheh si politik dhe jo juridik.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











