Zhvillim
Pacolli, studentëve: Rruga ime nga fshatari i varfër te shqiptari më i pasur në botë
Behgjet Pacolli ju tregon studentëve shqiptarë të universitetit të St. Gallenit si mund të bëhen biznesmenë të suksesshëm.
Universiteti i njohur i Zvicrës në St. Gallen, sot ishte nikoqir i biznesmenit shqiptar, Behgjet Pacolli. Këtu ai ishte ftuar nga „Shoqata e Studentëve Shqiptarë HSG“ të këtij universiteti për të folur në një debat të hapur për qytetarë mbi personalitetin e tij dhe zhvillimin biznesit të tij të lidhur viteve të fundit ngushtë me jetën politike në Kosovë.
Ish presidenti i Kosovës foli për marrëdhëniet e tij të ngushta e emocionale me Zvicrën vend ky nga i cili ka marrë rrugë suksesi i bizensit të tij si një sipërmarrës i vogël duke u bërë brenda një kohe të shkurtër biznesmeni më i pasur shqiptar.
Pacolli foli edhe kësaj here rreth sfidave që e kanë përcjellë në jetën e tij të vështirë prej një fshatari e deri te jeta superluksoze që ka arritur ta ketë, siç u shpreh ai, falë punës dhe angazhimit të tij të pashoq.
Ai është shprehur të jetë i shumë i lumtur që, siç ka thënë “ne shqiptarët kudo që jemi dimë të organizohemi për të konkretizuar ide të cilat i planifikojmë, duke vlerësuar kështu lartë angazhimin e studentëve të Universitetit të St. Gallenit. Me këtë rast ai ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim për zhvillim ekonomik dhe njerëz që e kanë dëshmuar veten në këtë fushë.
„Diaspora e të rinjtë tanë që studiojnë jashtë, janë pasuri e madhe që duhet t’i shfrytëzojë Kosova për të ndërtuar të ardhme të suksesshme.
Më tej rreth ngecjes zhvillimore në Kosovë ai drejtoi mjaft kritika në adresë të qeveritarëve të Kosovës duke deklaruar se „Kosovës i nevojitën rreth 10% rritje ekonomike në vit për të ecur me sukses përpara Nëse s’ka rritje, s’ka zhvillim“, tha ai.
„Me 90% të produkteve të importuara, ku vetëm produkte qumështi importojmë rreth 600 milionë euro në vit, ne nuk po u japin mundësinë fermereve tanë të plasojnë produktet e veta në tregun tonë“, vlerësoi ai pas një pyetje që mori nga studentët.
Këtu Pacolli mori një shembull negativ të mentalitet të ndërrimit të produkteve; „Aty ku vetëm bëhen ndërrime në formë „tuxharësh“, nuk mund të presim që ekonomia të zhvillohet“, tha ai.
Si formulë të suksesit, Pacolli u propozoi studentëve t`u përmbahen tri parimeve: të jenë të fokusuar në ndjeshmërinë e problematikës, të jenë kreativë me ide dhe projekti të kthehet në realitet.
Në fund Behgjet Pacolli tha se një biznesmen mund të ketë sukses vetëm nëse ka një grusht të hapur që jep e merr dhe jo një grusht të mbyllur, sepse një grusht i mbyllur është i thatë, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025























