Kosova
Pacolli: Kurti e detyroi Serbinë t’ia njohë pasaportën Kosovës
Pas takimit të djeshëm mes dy kryeministrave Kurti-Vuçiq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është personi që ka “detyruar Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën”, përcjell albinfo.ch.
Në një shkrim në Facebook, një ditë pasi krerët e dy shteteve u takuan në Bruksel për t’u pajtuar për tekstin e propozimit evropian, por pa e nënshkruar, Pacolli ka vlerësuar se me të njihen dokumentet, e sipas saj, “kur ta njeh pasaportën, ta njeh shtetin”.
Megjithatë, në propozim nuk përfshihet njohja de jure. “Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore” është neni i parë i tekstit për të cilin janë pajtuar palët, për të cilin ka shkruar Pacolli.
“Dje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në Zyrat e Shërbimit të Jashtëm, ndër të tjera tha që me Propozimin e BE-së, Serbia do t’ia pranojë Republikës së Kosovës pasaportën e saj. A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë? Natyrisht, Kryeministri Kurti”, ka shkruar ajo.
Më tej, sipas saj, “politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë”.
“Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka përfunduar Pacolli.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













