Lajme
Pacolli, i pavendosur për kandidimin për postin e presidentit
Ai ka deklaruar se as nuk ka një qëndrim të qartë nëse do ta pranojë postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës
Behgjet Pacolli ende nuk e di nëse do të kandidojë për postin e presidentit. I pyetur nga Kohavisioni nëse do të kandidojë për këtë post të lartë institucional pas ndryshimeve kushtetuese që pritet të bëhen, Pacolli është shprehur se nuk e di si do të veprojë në të ardhmen.
Për më shumë, ai ka deklaruar se as nuk ka një qëndrim të qartë nëse do ta pranojë postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, ani pse kryeministri Thaçi pati marrë vendim që të jetë në këtë post.
“Nevojiten ende diskutime, të shikojmë… Javën tjetër do të takohem me Thaçin”, ka thënë Pacolli për KTV-në. Ai ka shtuar se grupet punuese të AKR-së po punojnë të arrijnë një marrëveshje me PDK-në që AKR-ja t’i udhëheqë dy ministri të tjera.
Mirëpo, zyrtarë të AKR-së kanë thënë se ende nuk ka kurrfarë marrëveshje me PDK-në për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










