Kosova

Pacolli: Guinea-Bissau rikthen njohjen e Kosovës 

Ai ka prezantuar edhe notën verbale, e cila i është dërguar tashmë edhe Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosovës i është  rikthyer njohja nga Guinea-Bissau.
Lajmin, kreu i diplomacisë kosovare e ka bërë të ditur në një intervistë në emisionin Rubikon në KTV.
Ai ka prezantuar edhe notën verbale, e cila i është dërguar tashmë edhe Serbisë, që njoftohet se shteti afrikan pas tërheqjes, e cila u bë pas lobimit serb kundër shtetit kosovar, vazhdon ta njohë pavarësinë e Kosovës.