Kosova
Pacolli: Duam menjëherë liberalizimin e vizave
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në takimin me homologun e tij hungarez, Peter Szijarto, i kërkoi atij që procedura e dhënies së vizave të lehtësohet që tani edhe në nivel dypalësh.
“Ne duam menjëherë liberalizimin e vizave, sepse ne nuk duam që të rinjtë tanë, njerëzit e biznesit, të ndihen të izoluar, të diskriminuar në nivel evropian”, ka thënë Pacolli, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e tij, Szijarto e quajti shumë të drejtë këtë shqetësim dhe e njohu Pacollin me një rast të ndërhyrjes së tij për të shkurtuar afatet e takimeve për viza në ambasadën hungareze në Prishtinë dhe tha se do të konsideronte çdo hapësirë për të lehtësuar procedurat.
Pacolli e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë mbështetje dhe kërkoi praninë e investitorëve hungarezë në zhvillimin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











