Kosova
Deputetja Pacolli: Ambasadorja Çitaku të shkarkohet për lajmin e rremë
Xhamajka mohoi njohjen e pavarësisë së Kosovës
Sot është bërë e ditur se ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith, mohoi faktin se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës, vjen një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku, duhet të shkarkohet menjëherë.
POSTIMI I PLOTË:
Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prekë edhe ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë ambasadorja Çitaku, ajo duhet të mbahet përgjegjëse e të japë llogari. Kosovës tani i duhen ambasadorë kompetentë, profesionalë, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtet lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












