Lajme
Pa opsione për dalje nga kriza
Ekspertë të ekonomisë thonë se Kosova nuk ka mekanizma adekuatë për të dalë nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, në të cilën gjendet vendi. Investimet e shumta në infrastrukturë, sipas tyre, nuk krijojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ata sugjerojnë institucionet e vendit të marrin masa konkret për përmirësimin e kësaj gjendjeje.Autoritetet kosovare paralajmërojnë se së shpejti do të fillojë një debat i përgjithshëm institucional për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik.
Ata potencojnë se kjo iniciativë do ta ndihmojë ekonominë kosovare, derisa ekspertët e ekonomisë tregojnë për një situatë jo të mirë të ekonomike dhe sociale në vend.Eksperti i çështjeve ekonomike, Ismajl Kastrati, tha se debatet e tilla asnjëherë nuk kanë qenë frytdhënëse. Ai thekson se Qeverisë së Kosovës i mungon strategjia e zhvillimit ekonomik.
“Institucionet tona të vetmin mekanizëm e kanë buxhetin e Kosovës, të cilin e shfrytëzojnë për të krijuar një zhvillim ekonomik, që nuk është i qëndrueshëm, sepse kryesisht është i orientuar në infrastrukturë”, thotë ai.Kastrati thekson se Qeveria e Kosovës, prioritet duhet ta këtë çështjen e zhvillimit, e cila duhet të ketë bazë që shkruhet, zbatohet dhe përkrahet nga të gjitha dikasteret.
“Në aspektet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke filluar nga bujqësia, ku kemi një strukturë të madhe të popullsisë, por edhe biznesin e vogël dhe të mesëm, Qeveria ka bërë shumë pak. Në ambientin për të bërë biznes ka shumë të meta”, shprehet Kastrati.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, theksoi se prioritet i Qeverisë do të jetë hartimi i një projekti, i cili do të këtë për qëllim orientimin e zhvillimit ekonomik në vitet në vazhdim.
Në këtë projekt, thuhet se do të përfshihet edhe Këshilli Ekonomik Social.Por, mundësia e fillimit të dialogut social në Kosovë tash sa kohë përcillet me debate dhe polemika mes subjekteve që përfaqësohen në Këshillin Ekonomik Social, për shkak të numrit të anëtarëve që do t’i përfaqësojnë ato.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vlerëson se përfaqësimi i saj është i varfër dhe konteston përfaqësimin e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, e cila thotë se i ka përmbushur kriteret për përfaqësim.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se përfaqësimi është real.Sa i përket hartimit të projektit për orientim të zhvillimit ekonomik, eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi, vlerëson se është i domosdoshëm dhe mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike në vend.
“Ka hapa konkretë, por duhet të shpejtohen këta hapa, pasi që korniza kohore për përmirësim neve nuk na garanton më shumë se 4-5 muaj punë efektive për të ndërmarrë hapa konkret për ta përmirësuar pozitën tonë”, vlerëson Rukiqi. Ai thotë se ekonomia e Kosovës është në një pikë ku nuk do të duhej të ishte. Sipas tij, deri sot nuk ka një vizion të qartë se nga do të ecë ekonomia e vendit dhe cilat janë ato predispozita që vendi të zhvillohet.
Ndryshe, analistët e ekonomisë në Prishtinë vitin 2011 e shohin si një vit mjaft të vështirë ekonomik për Kosovën. Ata sugjerojnë institucionet të ndërmarrin masa urgjente për përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike dhe sociale, me të cilën po përballen qytetarët.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës Ambasada e Kosovës në Stokholm, në bashkëpunim me Institutin Francez dhe Ambasadën e Zvicrës në Suedi,... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












