Kosova
Osmani takon tre ambasadorë evropianë, diskutojnë rreth liberalizimit të vizave
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me ambasadorë evropianë, ka takuar ambasadorët e Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.
Presidentja Osmani ka ritheksuar në takim me ambasadorët se Kosova është vendi më proevropian dhe se populli i sa i ndan të njëjta vlera me popujt e tjerë evropianë.
Në këtë kontekst, ka potencuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, duhet zbatuar rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave.
Sipas Presidentes Osmani, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake.
Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorët rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me të cilën gjë qytetarëve të Kosovës u mundësohet fuqizimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimi i ligjit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










