Kosova
Osmani: Serbia ta kuptojë realitetin, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që Serbia të kuptojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe se një e gjë e tillë nuk ka kthim prapa.
E para e vendit tonë në fjalimin e saj ka bërë thirrje për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ajo ka folur për mandatin e UNMIK-ut, dialogun me Serbinë dhe qasjen e kësaj të fundit lidhur me gjenocidin e kryer në Kosovë.
Pasi shefi i UNMIK-ut në Kosovë, gjatë raportimit në këtë mbledhje, e bëri përgjegjëse Kosovën lidhur me tensionet e krijuara në veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit për targat e edhe për operacionet e policisë në luftim të kontrabandës, presidentja Osmani bëri të qartë që institucionet e Kosovës i kanë vënë në dijeni NATO-n, KFOR-in e ambasadat e QUINT-it lidhur me ato veprime.
Madje, Osmani ka bërë thirrje që buxheti i destinuar për UNMIK-un të përdoret për diçka më të mirë, duke theksuar se mandati i këtij në Kosovë tashmë është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në përgjigje për kritikat drejtuar Kosovës lidhur me tensionet në veri, Osmani ka theksuar se për këtë janë njoftuar aleatët, duke përmendur këtu edhe mbështetjen për Kosovën nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, pas ngjarjeve në veri, ku Policia e Kosovës ndërmori operacionin për luftimin e krimit e kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Osmani ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar në Kosovë nuk ka etni. Ndërsa lidhur me dialogun me Serbinë, ajo ka thënë se Kosova përveç që do të ulet në tavolinën e bisedimeve, do të angazhohet në këtë dialog me qëllim të njohjes reciproke.
Presidentja u shpreh se Serbia është ajo që nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit derisa ka theksuar që Kosova i ka respektuar 90% të tyre.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, presidentja Osmani ka thënë se ish-ministrat e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, po qeverisin në Serbi dhe kanë qëllimet e njëjta vetëm strategjinë e kanë ndryshuar.
Ajo ka theksuar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ka përmendur aty sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare./kp
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










