Kosova

Osmani: Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar shtetësinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj Serbisë, e cila po lobon duke shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka kujtuar të kaluarën dhe veprimet e Serbisë që bien ndesh, siç thotë, me “me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”.

“Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd, do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, shkroi ajo.

‘Për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera”, theksoi Osmani.