Lajme
Osmani pret sot në një takim ministrin hungarez
Presidentja Osmani pret sot në një takim ministrin hungarez që po viziton Kosovën
Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai sot do të pritet në një takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.
Ministri hungarez gjatë qëndrimit në Kosovës, të hënën është pritur në një takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Edhe Boka ka shkruar në platformën X se me Besnik Bislimi ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.
“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai në X.
Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, do të ketë një takim edhe me aktorë të tjerë politikë e shoqërorë në Kosovës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










