Kosova
Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë
Në takimin e sotëm, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në njoftimin e fundit të Presidencës thuhet se në këtë takim marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme, njofton Klan Kosova.
Dyja shtetet kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.
Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj europiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet të parandalohen bashkërisht.
“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”.
Në takim, ndër të tjera, është biseduar edhe situata me pandeminë COVID-19, në të dy shtetet.
Osmani ka thënë se në bashkërendim me Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët












