Kosova
Osmani: Nuk kemi plan B, negociojmë vetëm me VV’në
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit
Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk do të ketë bisedime për koalicion me asnjë subjekt tjetër politik përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk kemi plan B”, thotë Osmani.
“Nuk negociojmë për koalicion me askënd tjetër”
“Unë kam dalur para qytetarëve dhe jam zotuar se vetëm me VV’në bëjmë koalicion”
Tutje Osmani shton se marrëveshja dështon vetëm nëse VV nuk dëshiron koalicion.
Ndryshe, grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së kanë përfunduar sot takimin e radhës për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës. Ky ishte takimi i pestë me radhë mes këtyre dy grupeve dhe dy partitë janë marrur vesh për shumë tema sikur shëndetësia, arsimi, ekonomia, numri i ministrive etj…
Tani pritet një takim mes dy kryetarëve të subjekteve për të lidhur zyrtarisht një koalicion.
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













