Kosova
Osmani: Nuk ka propozim për mandatar, pritet përgjigja e Kurtit
Edhe disa ditë kohë ka kërkuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të vendosë nëse do të tentojë sërish të formojë qeverinë
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë bashkë liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e dytë dhe të fundit për ta formuar Qeverinë. Por, asnjëri nga ta nuk ka propozuar mandatar për kryeministër, përpos kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka kërkuar kohë përpara se të japë përgjigjen finale. Presidentja tha se do ta presë këtë përgjigje, përpara se të vendosë për zgjedhje të parakohshme.
Edhe disa ditë kohë ka kërkuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të vendosë nëse do të tentojë sërish të formojë qeverinë apo do t’u bashkëngjitet partive të tjera politike, që janë përcaktuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, shkruan koha.net.
Qëndrimin e ka shprehur në takimin që presidentja Vjosa Osmani e ka zhvilluar me liderët e partive politike, në kuadër të konsultave për mandatarin e dytë për formimin e Qeverisë.
Kurti nuk foli pas takimit, por qëndrimin e tij e ka bërë të ditur presidentja.
“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të skadojë afati 10 ditor për caktim të mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që e përfaqëson do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne e kemi për obligim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, ka thënë Osmani.
Në rast të synimit që të sigurojë shumicën e nevojshme, Kurti duhet të gjejë një kandidat tjetër, ngase presidentja Osmani bëri të ditur se nuk mund ta mandatojë atë për kryeministër, shkaku që herën e parë ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend, për ta formuar qeverinë.
Këtë qëndrim, ajo tha se e mbështet te konstatimet e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ndonëse i vlerëson si jo të jologjikshme.
“Ato aktgjykime me vetë faktin që e përmendin mandatar tjetër, interpretimi ynë është që nënkupton mandatar tjetër. A më duket e logjikshme një gjë e tillë? Nuk më duket aspak e logjikshme, për një arsye shumë të thjeshtë: një mandatar ndoshta sot nuk i ka votat, por mund t`i krijoj pas 2 muajsh, pas dy javësh”, ka thënë Osmani.
Për dallim nga Kurti, liderët e tri partive deri tash në opozitë, janë të vendosur që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












