Kosova
Osmani në Vjenë: Evropa të hapë dyert dhe zemrën për evropianët më të rinj
Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa në Vjenë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e saj, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjatë fjalimin u shpreh se Kosova është Evropë dhe se të jesh kosovar, do të thotë të jesh evropian.
“Kosova është Evropë dhe të jesh kosovar, do të thotë të jesh evropian. Ne e kemi ndierë miqësinë dhe mbështetjen nga Paneuropa në kohët tona më të vështira, në vitet e 90-ta, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i presidentit Rugova dhe një mik i madh i popullit tonë, u bë një nga zërat më të fortë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, u shpreh ajo.
Osmani gjithashtu gjatë këtij fjalimi kërkoi sërish liberalizimin e vizave për kosovarët.
Presidentja tha se është koha e fundit që Evropa të hapë dyert dhe zemrën, siç u shpreh ajo, për evropianët më të rinj.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur një mesazh për të gjitha shtetet anëtare evropiane. Është koha e fundit që Evropa t’ua hapë dyert dhe zemrën evropianëve më të rinj për kosovarët, duke i thënë “PO” liberalizimit të vizave në këtë kohë vendimtare, do të thotë të hedhim hapin përpara dhe t’i bashkohemi Evropës”, u shpreh ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










