Kosova
Osmani në Antali: Kosova e ka zgjedhur dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara, përkundër gjenocidit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pjesëmarrëse në panelin e Forumit Diplomatik të Antalisë me temën “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.
Në fjalën e saj në këtë panel, ajo ka thënë se përkundër që populli i Kosovës ka qenë viktimë e gjenocidit për shumë vite, viktimë e krimeve të luftës, që ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat ballkanike e që ka mijëra gra të dhunuara, Kosova sërish e ka zgjedhur dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara, transmeton albinfo.ch.
“Përkundër gjithë kësaj dhimbje, ne kemi zgjedhur dialogun si mënyra e vetme përpara, kemi zgjedhur zgjidhje paqësore si e vetmja rrugë. Edhe nga përvoja ime personale, sepse më duket që jam rritur bashkë me Kosovën si shtet, edhe nga përvoja ime personale dhe e secilit person në shtetin tonë, mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen e diplomacinë në kohë lufte”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Osmani ka thënë se në vitet e 90-ta, kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit serb, Kosova zgjodhi edhe Marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën u shpreh se një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë ishte kërkuar, por sipas saj, ishte një zgjidhje paqësore që do ta ndalte luftën “dhe u desh t’i themi ‘po’, sepse hapte rrugë për aleanca”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










