Kosova

Osmani: “Kushtetuesja do të mund ta rrëzonte ligjin për zhbërjen e Speciales”

Ajo ka thënë se ata që kanë votuar për fuqizimin e Speciales, e më pas dolën zyrtarisht e thanë se nuk e kanë kuptuar çka kanë votuar, është dashur të kërkojnë falje

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritika të mëdha për liderët e institucioneve të vendit, të cilët, sipas saj, janë prapa iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale. Ajo ka thënë se ata që kanë votuar për fuqizimin e Speciales, e më pas dolën zyrtarisht e thanë se nuk e kanë kuptuar çka kanë votuar, është dashur të kërkojnë falje.

“Nuk kam parë asnjë reagim aq aktiv si në natën e 22 dhjetorit. Të rinjtë janë të interesuar të dëgjohet zëri i tyre. Shpresoj që qytetarët të mos ndalen e të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik, e të kërkojnë nga të gjithë deputetët të mos përkrahin një iniciativë të tillë”, ka thënë ajo në emisionin Interaktiv.

Osmani ka treguar se Gjykata Kushtetuese do të mund ta rrëzonte ligjin për zhbërjen e Speciales. Ajo ka deklaruar se Qeveria rrëzohet këtë vit, ndërsa akuzat e Haradinajt drejt saj për demarkacionin i ka quajtur të kota. “Kjo Qeveri i ka ditët e numëruara, dhe sa më parë që të bie, është më mirë për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar ajo.