Kosova
Osmani: Kosova ka dhënë shembull për sundim të ligjit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Republika e Kosovës për këto 16 vjet të ekzistimit të saj dhe 15 vjetëve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit, përcjell albinfo.ch.
Osmani në konferencën ndërkombëtare të organizuar në temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, tha se përvojat e gjykatave kushtetuese janë të mira për secilin gjyqtar në një rast të caktuar.
“Gjykatat në Kosovë kanë dhënë një shembull mjaft të mirë në sundim të ligjit. Themelimi i këti forumi do të rrisë edhe më shume bashkëpunimin e gjykatave kushtetuese në mbrojtje dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Institucionet tona mbeten të angazhuara ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave të njeriut”, tha Osmani.
“Kushtetuta e shteteve tona janë kthesa të mëdha historike. Sfidat të gjykatave kushtetuese në Ballkanit po i diskutojmë këtu dhe jam e lumtur që po bëhen në Prishtinë. Uroj që kjo ngjarje të identifikjëi sfidat dhe të na inspirojë për bashkëpunim që forcon vlerat tona të përbashkëta”, tha Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është mikpritëse e Takimit të Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.
Përvjetori i parë i themelimit të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit shënohet përmes disa aktiviteteve.
Konferenca do të vijojë punimet me dy sesione, ku në mesin e folësve kryesorë do të jenë kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, Komisionit të Venecias dhe Asociacionit Botëror të Juristëve.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Ky forum profesional është themeluar me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










