Kosova
Presidentja Osmani i paraqiti tri sukseset që duhet arritur më 2025
Nevoja për koordinim, e një rëndësie të veçantë, sipas presidentes
Presidentja Vjosa Osmani tha se janë “disa çështje”, të cilat “kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë të të gjithëve, pa dallim” gjatë vitit 2025.
Ndërsa foli për rrugën përpara në adresimin e saj vjetor në Kuvend, Osmani i paraqiti tri suksese që duhet të arrihen në vitin e ardhshëm.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë sukseset e vitit 2025”, tha ajo.
Në këtë pikë, ajo theksoi rëndësinë e nevojës për koordinim.
“Prandaj çdo hap i institucioneve të Kosovës për t’i arritur këto qëllime në vitin që vjen, duhet të jetë strategjikisht i menduar dhe mirë i koordinuar”, tha Osmani.
Presidentja tha se ka shpresë “të palëkundur” për të ardhmen.
Uroj që viti i ri të sjellë një frymë bashkëpunimi më të madh, mirëkuptimi më të madh të ndërsjellë dhe një përkushtim të palëkundur, mbi të gjitha, për Kosovën atdhe të përhershëm”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












