Kosova
Osmani: Jemi të gatshëm për çdo skenar të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendi është i gatshëm për çdo skenar të Serbisë. Ajo ka thënë se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.
E pyetur për ndonjë sulm të mundshëm, Osmani ka thënë se dihet që Serbia nuk mendon e nuk planifikon ndonjë gjë për mirë.
“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë. Me rëndësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, deklaroi Osmani para mediave të mërkurën.
Osmani edhe një herë përsëriti se pritja e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takim me të ka qenë veç çështje minutash për arsye protokollare.
“Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni më i lartë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Jo vetëm të diskutojmë, por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës. Por, kjo është zgjidhje e tyre. Natyrisht që kurdo që ata dëshirojnë që të takohemi në mënyrë që të unifikojmë qëndrimet për këto tema që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët tanë, për të ardhmen tonë, si presidente e vendit jam e gatshme t’i takoj”, ka thënë ajo.
Haradinaj e kishte braktisur takimin me arsyetimin se Osmani u vonua në takim.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












