Kosova
Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë sonë
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se FSK është krenaria më e madhe e vendit, përcjell albinfo.ch.
Osmani këto komente i bëri në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së për epopenë e UÇK-së.
“Ju jeni krenaria më e madhe, lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët e bëri lirinë tonë, e ju ushtarë do ta mirëmbani. Kërcënimet ndaj lirisë tashmë janë realitet, ne duhet të heqim dorë asnjëherë që shtetin ta bëjmë stabil, dhe t’i dalim zot ku do e kur do. Sot si asnjëherë më parë ne duhet ta rrisim përkushtimin për ushtri”, tha ajo.
Tutje, presidentja u shpreh se familja Jashari është portreti i lirisë së Kosovës për të cilën u deshtë shumë mund për ta arritur.
“Duke refuzuar nënshtrimin komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjarët e tjerë dhe bashkëfshatarë ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut. Ky sakrifikim i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë u bë guri themeltar i lirisë së shtetit tonë. Kjo familje është portreti i lirisë sonë e cila ishte e zorshme për tu arritur”, ka thënë Osmani.
I pranishëm në ceremoni ishe edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













