Kosova
Osmani e Kurti ngushëllojnë Poloninë pas sulmit me raketa
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar Poloninë për vdekjen e dy personave pas sulmit në këtë shtet. E para e shtetit ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s pas sulmit dhe shprehim ngushëllime të thella për familjet e viktimave. Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar Osmani.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit me raketa që thuhet të jenë të Rusisë në kufirin polako-ukrainas, ku mbetën të vrarë dy persona.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka bërë thirrje për hetim të plotë në lidhje me sulmin.
“Ngushëllime për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë janë vrarë në afërsi të kufirit polako-ukrainas në mes të një sulmi me raketa të Rusisë në territorin e Ukrainës. I bashkohem botës demokratike në dënimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Rusia dhe bëj thirrje për hetim të plotë në lidhje me sulmin”, ka shkruar Kurti.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












