Kosova
Presidentja Osmani përgëzon Ministrinë e Shëndetësisë për vaksinat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është gëzuar lajmit për arritjen e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sigurimin e 1 milion e 213 mijë vaksinave kundër koronavirusit.
Vjosa Osmani ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se me këtë sasi do të arrihet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. E para e vendit ka thënë se përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv. “Përgëzoj në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë arritje të rëndësishme. Me sigurimin e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, do të arrijmë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe të trasojmë rrugën e sigurt për hapje të ekonomisë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”. Tutje Osmani ka ftuar qytetarët që deri në përmbylljen e vaksinimit masiv, të kenë kujdes. “Të kemi besim në njëri-tjetrin. Të kemi besim se këtë sfidë të rëndë, do ta tejkalojmë së bashku!”, ka përfunduar ajo.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











