Kosova
Osmani: Dialogu nuk do vazhdojë njëjtë si para 24 shtatorit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Kosova ka dëshmuar qartë që Serbia qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit.
“E para ka të bëjë me financimin e këtyre strukturave për të cilat ka dëshmi të evidentuara. E dyta ka të bëjë me armët, e treta ka të bëjë me trajnimet të cilat tash as shteti serb nuk i mohon dhe e katërta ka të bëjë me involvimin dhe lidhjet politike të shtetit serb me terroristët që kanë udhëhequr me këtë sulm. Shtetet anëtarë mund t’i kenë procedurat për konfirmim të këtyre informacioneve. Është koha për reflektim sepse qasja përgjatë këtyre 12 vjetëve e ka inkurajuar Vuçiqin të përdorë dhunë”, ka thënë ajo në konferencë për media.
Ajo po ashtu komentoi mbi mundësinë e masave ndëshkuese për Serbinë.
“Një numër i shteteve anëtare kanë dhënë sinjale pozitive që janë duke e shqyrtuar një gjë të tillë. Me të gjitha këto argumente do të ishte dëm për paqen dhe dialogun nëse nuk do të merreshin masa ndaj Serbisë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










