Kosova
Osmani dhe Kurti e pranojnë sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti këtë të mërkurë do të pranojnë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për këtë vit.
Raportin do ta pranojnë nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në objektin e Qeverisë.
Në një draft të Raportit përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.
Në Raport vlerësohet fakti që ka pasur një stabilitet politik në Kosovë falë shumicës që kishte siguruar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021, por që ka kritika për Kuvendit e Kosovës për ngecje në miratimin e legjislacionit, në të shumtën e rasteve për shkak të mungesës së kuorumit, pjesërisht edhe për shkak të bojkotit nga ana e opozitës.
“Në Kosovë, qeveria e zgjedhur në vitin 2021, ka gëzuar një stabilitet politik dhe institucional falë shumicës solide. Kjo do të ishte dashur t’i ketë dhënë Kosovës mundësinë për të përshpejtuar përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe intensifikimin e aktiviteteve legjislative, përfshirë edhe ato të lidhura me reformat drejt BE-së. Megjithatë, mungesa e shpeshtë e kuorumit në Kuvend, si dhe bojkoti i partive opozitare ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve kyç”, thuhet në raport.
“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në dokument.
Ky draft flet edhe për funksionimin e gjyqësorit, i cili vlerësohet si “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”.
“Përkushtimi i Qeverisë që të implementojë në tërësi mendimin e Komisionit të Venecias për vetting-un e gjykatësve dhe prokurorëve, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, është i mirëpritur”, thuhet në draftin e raportit.
Mes kritikash e vlerësimesh, Kosovës i sugjerohet që reformat në gjyqësor t’i bëjë së pari duke përdorur mjetet ekzistuese për ruajtjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










