Kosova
Osmani bën homazhe në Prekaz, jep mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor që na kujton çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojnë të lirë, përcjell albinfo.ch.
Osmani pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, tha se dita e sotme është moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët.
“Sot e fillojmë këtë ditë historike, duke nderuar një figurë dhe një familje, e cila është po aq historike sa vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, njëkohësisht duke shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997. Është flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor që na kujton secilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të gjithë të jetojnë të lirë. Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë, e njëkohësisht është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët, që nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, deri tek Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Isa Boletini e deri tek heronjtë e viteve 90, Adem Jashari.
Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e Kosovës”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












