Kosova
Osmani: 23 vjet më parë, bota është lemeritur nga tmerri që ka parë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve në Reçak ka mbajtur edhe një fjalim në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, organizim ky që po mbahet për nder të të rënëve, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka shtuar se 23 vjet më parë bota është lemeritur nga tmerri që ka parë si dhe e ka kuptuar krimin që ka ndodhur në popullatën e pafajshme civile shqiptare.
”Atë ditë Kodra e Bebushit ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, shqiptarëve, gjithashtu ishte pasqyrim gjenocidial i krimit të Millosheviqit”, ka thënë Osmani.
Osmani tutje ka shtuar se propaganduesit duhet të ndjejnë keqardhje e të kërkojnë falje.
Para fjalimit, Presidentja së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca bënë homazhe te kompleksi memorial, gjithashtu ata vizituan edhe Kodra e Bebushit, vendin ku ndodhi masakra e Reçakut.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














