Lajme
OSBE: Më shumë mbështetje për të riatdhesuarit
"Mbesim të brengosur për vështirësitë me të cilat të riatdhesuarit përballen në qasje me regjistrimin, kujdesin shëndetësor, punësimin etj."

OSBE, ka konkluduar se përkundër progresit të prekshëm të institucioneve të Kosovës në zhvillimin e politikave dhe vendosjen e mekanizmave institucionalë, zbatimi i Strategjisë së Rishikuar për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar vazhdon të ngecë.
Raporti I OSBE-së, i cili është vazhdim i vlerësimit të mëparshëm të nëntorit të vitit 2008, shqyrton përpjekjet e bëra nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror në asistencën për personat e riatdhesuar gjatë periudhës Janar 2010- Korrik 2011 dhe ofron një varg rekomandimesh për institucionet e nivelit lokal dhe qendror si dhe për komunitetin ndërkombëtar.
Dokumenti është i bazuar në aktivitetet e rregullta monitoruese të Misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve.
“Përderisa jemi të inkurajuar me miratimin e strategjisë së rishikuar dhe krijimin e një bordi ndërministror të ngarkuar me mbikëqyrjen e implementimit të saj, ne mbesim të brengosur për vështirësitë me të cilat personat e riatdhesuar përballen në qasje në regjistrimin civil, kujdesin shëndetësor, punësim dhe arsimim”, ka thënë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.
Problemet kryesore në zbatimin e strategjisë së reintegrimit burojnë nga rrjedha e pamjaftueshme e informacionit dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, mungesa e aktiviteteve në terren dhe mirëkuptimi i nevojave të personave të riatdhesuar, por edhe nga mungesa e alokimit të fondeve brenda buxheteve komunale për të adresuar këto nevoja.
Në mesin e zhvillimeve pozitive të vërejtura janë përpjekjet e intensifikuara të institucioneve qendrore për të ofruar këshilla për zyrtarët lokalë se si të zbatohet strategjia dhe si të aplikohet për asistencën në vlerë prej 3.4 milionë euro të fondit të riatdhesimit, si dhe themelimi i zyrave komunale për komunitete dhe kthime të cilat do të shërbejnë si organ i fuqishëm koordinues në nivel lokal.
“Të gjitha institucionet duhet ta mbajnë këtë vrull dhe të marrin veprime konkrete për të përmirësuar kushtet e jetesës së personave të riatdhesuar të të gjitha komuniteteve dhe të ofrojnë kushte për reintegrimin e tyre të qëndrueshëm”, ka theksuar Almhofer.
Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të OKB-së që nga 2005 në Kosovë janë riatdhesuar mbi 20 mijë persona.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€