Lajme
Ortek në Eiger, dy të vdekur dhe pesë të lënduar
Një ortek i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në krahun perëndimor të malit Eiger, në komunën e Lauterbrunnenit, duke marrë me vete shtatë persona që po bënin një turne skijimi. Sipas Policisë Kantonale të Bernës, një burrë vdiq në vendngjarje, ndërsa një tjetër, i cili u ringjall nga ekipet e shpëtimit, ndërroi jetë më vonë në spital. Pesë persona të tjerë, katër burra dhe një grua, u plagosën dhe u transportuan me helikopter në spitale për trajtim, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Orteku u raportua në orën 13:45, dhe në momentin e ngjarjes, në zonë ndodheshin tetë persona. Shtatë prej tyre u rrëmbyen dhe u varrosën nga orteku. Sipas të dhënave fillestare, bëhej fjalë për dy grupe skijatorësh: një me dy persona dhe një tjetër me pesë.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje me një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi. Në terren u angazhuan Shërbimi Zviceran i Shpëtimit Alpin, specialistë malorë, Policia Kantonale e Bernës, Ekipi i Kujdesit të Kantonit, dy qen kërkimi për orteqe, si dhe tetë helikopterë, përfshirë tre nga Rega, katër nga Air-Glaciers dhe një nga Swiss Helicopters.
Një burrë tjetër që ishte në zonë por nuk u përfshi nga orteku mbeti i padëmtuar, por për shkak të motit të keq nuk mundi të evakuohej deri në mbrëmje.
Ndërkohë, autoritetet kanë identifikuar të ndjerin, por konfirmimi zyrtar i identitetit është ende në pritje. Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e incidentit po zhvillohen nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik Rajonal të Bernës Oberland, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








