Shqipëria
Organizatat gjermane, aktive në ndihmë Shqipërisë
Help" ishte nga organizatat e para humanitare në Gjermani që bëri thirrje për të mbledhur ndihma për tërmetin e Shqipërisë

Me të marrë kërkesën e qeverisë shqiptare për ndihmë, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar një ekip në Shqipëri, në kuadër të Ekipit të Mbrojtjes Civile të Komisionit të BE-së. Ndërkohë, pjesëtarë të Agjencisë së Asistencës Teknike, THW, kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar me logjistikë dhe koordinimin e ndihmave, me këshillimin e ekipeve të shpëtimit e gjëra të ngjashme. Njerëzit që shkojnë në Shqipëri janë vullnetarë, atyre shteti gjerman u paguan vetëm pagën për këto ditë që mungojnë në punët ku punojnë. Një ekip i ngjashëm ka qenë edhe në fillim të tetorit në Shqipëri, pas tërmetit të shtatorit.
Thirrje për ndihmë nga organizatat joqeveritare
Ndërkohë organizata humanitare gjermane kanë filluar të merren me mbledhjen e donacioneve për t’u ardhur në ndihmë viktimave të tërmetit. Rrjeti i shoqatave “Deutschland Hilft” – Gjermania ndihmon, një nga më të njohurat në Gjermani e që bashkëpunon edhe me qeverinë gjermane, ka hapur një xhirollogari enkas për Shqipërinë dhe kush do të dhurojë aty para duhet të japë si fjalë referuese “Erdbeben Albanien”.
Rrjeti ka partnere disa organizata që janë në terren. Njëra prej tyre është “Help”, e cila ka dërguar aty degën e Kosovës që ka shpërndarë batanije dhe thasë fjetjeje për njerëzit që kanë mbetur jashtë. “Help” ishte nga organizatat e para humanitare në Gjermani që bëri thirrje për të mbledhur ndihma për tërmetin e Shqipërisë dhe deri të mërkurën kishte mbledhur afro 35 000 euro (27.11.2019 19:00), siç i tha DW-së, Timo Stegemann, nga selia qendrore e kësaj shoqate në Bonn. Edhe organizata ADRA, Global Care, World Vision janë shoqata partnere në terren që merren me përkujdesjen për të prekurit dhe sidomos të fëmijëve. Ky rrjet ka marrë edhe vulën e DIZ-it, një institut i njohur gjerman për efektivitetin dhe transparencën e donacioneve, dhe konsiderohet si rrjet serioz.
Preferohen dhurata në para
Edhe shoqata të tjera nga diaspora shqiptare kanë bërë thirrje për donacione. Shumë syresh janë pjesëtarë të diasporës që kanë hapur fondet e tyre në faqet e Facebookut. Gjithashtu ka nisma private të firmave të transportit që bëjnë thirrje për të mbledhur ndihma në natyrë, si rroba e tesha e batanije ose prodhime për fëmijë.
Timo Stegemann, nga organizata Help, i tha Deutsche Welle-s se organizata e tij nuk pranon ndihma në natyrë. “Help” i blen gjërat që i nevojiten direkt në terren: në Shqipëri, Kosovë. Kjo bën që mallrat të shkojnë më shpejt te nevojtarët e nuk ka përse të presin sa të kalojnë doganën, por nga ana tjetër, duke i blerë mallrat aty, ne ndihmojmë edhe ekonominë vendore.” Stegemann, thotë se për shembull batanijet e para ata i kishin blerë në Kosovë me një çmim mjaft të arsyeshëm, dhe transporti iu dhurua nga shitësi. Këto organizata do të vazhdojnë të jenë aktive në Shqipëri. Siç i tha “Help” DW, tani ata po përgatisin edhe projektet pasardhëse dhe do të ngrenë degën e tyre të Shqipërisë me projekte për vlerësimin e dëmeve dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.
Edhe shoqata studentore, në bashkëpunim me degën gjermane të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke mbledhur rroba, veshmbathje edhe artikuj higjienikë për të prekurit. Një nga aktivistet e Vetëvendosjes në Berlin thotë për DW se fokusi kryesor është te produktet e higjienës menstruale, një produkt që shumë organizata humanitare nuk e kanë në listën e produkteve bazë, thotë aktivistja për DW, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor