Lajme

Organizata austriake grumbullon dhurata për fëmijët shqiptarë

Organizata humanitare “ADRA” në Austri, në prag të festës së Krishtlindjes, ka filluar edhe këtë vit aksionin “Fëmijët ndihmojnë fëmijët” me ç`rast grumbullon paketa me dhurata për t` i dërguar për fëmijët në Shqipëri dhe Letoni.

Vitin e kaluar ajo ka dërguar 7,589 paketa më dhurata të cilat janë shpërndarë për fëmijët e këtyre shteteve.

Siç njofton “meinbezirk.at” nga data 29 shtator deri më 24 nëntor 2015 secili mund t`i bashkohet këtij aksioni duke dërguar një paketë me dhurata për këta fëmijë, të cilët ndoshta nuk kanë mundësitë që të marrin një dhuratë të tillë për Krishtlindje.  Çdo paket do të jetë një mesazh i bukur për fëmijët. “Ne mendojmë për ju. Ne duam që t’iu bëjmë të lumtur”, transmeton albinfo.ch.

Në prani të ndihmësve austriakë, paketat e dhuratave do të shpërndahen për fëmijët në jetimore, në strehimoret e grave, në qendrat për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në vendbanime të varfra.

Dita e fundit për të bërë grumbullimin e këtyre paketave është data 24 nëntor.