Fotolajmi
Orban: Nuk duam numër të madh të myslimanëve në Hungari
Prioritet i Budapestit është që ta përforcojë kufirin e jashtëm të BE-së, përkatësisht kufirin me Serbinë. Do ta bëjnë njëjtë edhe me Kroacinë nëse refugjatën nisen në atë drejtim.
Këtë e ka deklaruar kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke shtuar se vendi i tij është kundër refugjatëve që shumica janë myslimanë.
“Unë mendoj se ne kemi të drejtë të vendosim që të mos vijnë shumë myslimanë në vendin tonë”, ka thënë kryeministri hungarez, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Nga 15 shtatori ushtarët hungarezë do të ndihmojnë në sigurimin e kufirit sipas ligjeve që do të miratohen nga parlamenti, tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në Bruksel.
Ai paralajmëroi se Hungaria do të vëjë një gardh tjetër në kufirin me Kroacinë, nëse fluksi i emigrantëve vjen nga andej.
Orban pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se prej 15 shtatorit menaxhimi i kufijve do të kryhet në bashkëpunim të plotë të policisë dhe ushtrisë, duke shtuar se kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE-së.
Orban theksoi se Hungaria do të nisë edhe një fushatë informacioni për të bindur emigrantët të mos vijnë në Evropë.
“Numri i tyre është rritur aq shumë, ishin fillimisht me mijëra, pastaj dhjetëra mijëra e tani qindra mijëra. Shumë prej tyre vijnë nga Pakistani, Bangladeshi, Nigeria, Mali. Shumë shpejt numri do të rritet në disa milionë e dhjetëra miliona. Ne jemi të obliguar që të sigurojmë mbrojtjen e kufirit. Ne nuk kemi nevojë për askënd për të luajtur në Evropë, sepse do të jetë fundi i Evropës”, tha Orban.
Ai vuri në dukje se nëse disa vende të BE-së, si Gjermania, dëshiron të pranojë emigrantët nga Siria, atëherë duhet thjesht të lëshojë viza.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












