Lajme
Orban: BE-ja të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë, në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po mbajnë të larta çmimet e energjisë dhe po pengojnë konkurrencën ekonomike të bllokut, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Udhëheqësit e BE-së kanë nënshkruar një deklaratë për konkurrencën gjatë samitit të tyre joformal të mbajtur javën e kaluar.
“Çmimet e energjisë patjetër duhet të ulen. Kjo nënkupton se sanksionet duhet të rishqyrtohen, sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk mund të ulen”, tha Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze, transmeton albinfo.ch.
Orban tha se kompanive amerikane një të katërtën e shumës ua paguajnë shtetet evropiane për gazin dhe rrymën, një disavantazh që nuk mund të tejkalohet me mënyra të tjera.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka qenë kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së kundër Moskës dhe të ndihmës financiare dhe ushtarake që blloku ka dhënë për Ukrainën.
Përderisa shtetet në perëndim të Evropës kanë bërë përpjekje serioze për të hequr dorë nga energjia ruse, Hungaria merr 80-85 për qind të gazit nga Rusia dhe 80 për qind e furnizimeve të saj të naftës së papërpunuar e merr po ashtu nga Moska./ REL
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









