Kosova
Ora dimërore afër, ndikimi i saj në shëndet
Nata midis 28 dhe 29 tetorit është e rezervuar për t’i lëvizur akrepat e orës një orë pas, përcjell albinfo.ch.
Me këtë ndryshim nuk përjashtohen as personat që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor.
Meteoropatia, ose çrregullimi afektiv sezonal, manifestohet në mënyrë ciklike me simptoma të tilla, si ndryshime në disponim, përgjumje dhe lodhje që shfaqen gjatë ndryshimeve sezonale, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa më pas përmirësohen me afrimin e pranverës.
Dihet se çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar shprehi të reja.
Shumë njerëz, veçanërisht punonjësit, janë të vetëdijshëm se kalimi në orar dimëror do të thotë se ata vështirë se do ta shohin dritën e ditës gjatë ditëve të punës dhe kjo është një tjetër pasojë negative e ndërrimit të orës që po na afrohet.
Domethënë, e gjithë kjo ndikon negativisht në psikikën edhe në shëndetin tonë, sepse dielli është një burim i rëndësishëm i vitaminës D.
Më të rrezikuarve do t’u duhen të paktën dy javë për t’u kthyer në normalitet dhe për të kapur një bioritëm të ri që do t’u përshtatet atyre.
Ndryshimet e stinëve ndikojnë në psikikën, ndaj është krejt e logjikshme që ndryshimi i orës të sjellë disponim jo të mirë dhe dhimbje koke.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








