Lajme
Optimistë për njohje të reja për Kosovën
Sudani Jugor, prej dje ia ka marrë epitetin Kosovës, si shteti më i ri në botë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është optimist se pas pavarësisë së shtetit afrikan, mund të ketë lëvizje për të mirë edhe për Kosovën, e cila më shumë se tri vjet pas pavarësisë nuk arriti të marrë më shumë më shumë sesa 76 njohje nga shtete të ndryshme. Edhe pse është njohur nga shtetet më të fuqishme në botë, problemi i cili po e pengon Kosovën kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, është mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar vizita të ndryshme në javët e fundit në shtetet evropiane.
Ai thotë për Radio Evropën e Lirë se njohja nga këto pesë shtete është futur në kuadër të strategjisë për lobim.
Por, në anën tjetër, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nga vizitat e zhvilluara në shtete të ndryshme kohëve të fundit, ai ka marrë premtime për njohje të reja. Vendi i fundit që e ka njohur Kosovën është Principata e Andorës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












