Kosova
Opozita synon shkarkimin e Qeverisë në shtator
Partitë opozitare shpresojnë që në shtator të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë që Kosova nuk mund ta përballojë këtë lloj qeverisjeje.
“Ne presim që në vjeshtë të kemi një situatë komplet të re, pasi kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë. Do të shohim a do të ketë brumë edhe brenda LVV-së në vjeshtë, që do të dalin dhe do të votojnë një mocion për ta rrëzuar Qeverinë. Përndryshe, është e pamundur, duhet pasur njerëz edhe nga brenda LVV-së që do ta rrëzojnë Qeverinë”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan koha.net.
Ndërkohë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë shprehin bindjen se do të mund t’i mbledhin votat e 61 deputetëve për ta shkarkuar Qeverinë.
“Diskutimet që i kam pasur me opozitën ata kanë një gatishmëri, mirëpo nuk i kanë vendosur nënshkrimet. Mendoj se kjo gatishmëri do të jetësohet në shtator dhe pastaj përmes mocionit do ta shkarkojmë”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës thotë se do angazhohet për të siguruar vota nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
“Unë besoj që do të kemi njerëz që i thërrasin arsyes, mendjes së shëndoshë dhe bëhen pjesë e një koalicioni më të madh dhe e dërgon vendin në zgjedhje, ndërsa koalicionin “Zdravo” e dërgon në shtëpi”, ka thënë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan koha.net.
Partitë opozitare kanë vetëm 42 deputetë dhe për të rrëzuar Qeverinë u duhen 61 që votojnë pro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












