Lajme
Opozita sërish bllokon Kuvendin e Kosovës
Ligjvënësit e opozitës deklaruan se do të bllokojnë punën në Kuvend, deri në kohën kur kryeministri Isa Mustafa ta heq nënshkrimin nga dy marrëveshjet e fundit
Deputetë të tri partive opozitare sërish kanë bllokuar punimet e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësitë për dy marrëveshjet e fundit, atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Bruksel dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Vjenë. Opozitarët sërish bllokuan foltoren e Kuvendit.
Në foltore doli kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, si dhe deputetë tjerë të këtyre dy partive dhe nga Nisma për Kosovën. Ligjvënësit e opozitës deklaruan se do të bllokojnë punën në Kuvend, deri në kohën kur kryeministri Isa Mustafa ta heq nënshkrimin nga dy marrëveshjet e fundit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot është paraparë të vazhdojë seancën plenare, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit. Në rend dite kanë qenë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se sa të jetë ai kryetar në Kuvendin e Kosovës nuk do të hyjë në seancën e Kuvendit. “Nuk është mirë të mbyllet Kuvendi”, ka thënë Veseli.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka dhënë qëndrimet e opozitës rreth zhvillimit të mbledhjes së sotme të Kuvendit të Kosovës. Konjufca, tha se pa u hequr nënshkrimi nga marrëveshjet e Brukselit nga Isa Mustafa, Kuvendi nuk do të zhvilloj mbledhje. Ai tha se askush nuk është zgjedhur për ta shitur Kosovën.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka kundërshtuar qëndrimin e opozitës për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës. “Kjo që po ndodhë nga kolegët e opozitës është një mohim i të drejtës së deputetit. Pakica po e mohon shumicën. Të gjithë deputetëve duhet t’iu lejohet mundësia të paraqesin qëndrimet dhe shqetësimet e tyre”, tha Grabovci. seanca u shty për gjysmë ore.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













