Shqipëria
Opozita në Tiranë po proteston kundër Qeverisë Rama
Pas instalacionit të kryeministrit Rama me statujën e drejtësisë dhe pas hartës së familjeve politike mafioze, protestuesit kanë vendosur përpara Kryeministrisë pako të ngjashme me ato të drogës
Protesta e sotme e opozitës në Tiranë është e mbushur me simbolika. Pas instalacionit të kryeministrit Rama me statujën e drejtësisë dhe pas hartës së familjeve politike mafioze, protestuesit kanë vendosur përpara Kryeministrisë pako të ngjashme me ato të drogës.
Po ashtu në sheshin “Skënderbej” është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. Disa të rinj kanë prezantuar tek Ministria e Brendshme një hartë kanabisi të familjeve politike-mafioze. Harta mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda.
Floida Kërpaci nga LSI-ja ka thënë se kryeministrin Rama po pengon të rinjtë të vijnë në protestë. Ajo tha se protesta do të jetë paqësore dhe do të kërkohet largimi i Edi Ramës.
Ndërsa Lulzim Basha ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë kundër krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












