Shqipëria

Opozita në Shqipëri thotë se do të bllokojë rrugët

Opozita në Shqipëri do të protestojë sërish nesër, por kësaj radha protesta e tyre nuk do të jetë bllokimi i Kuvendit.

Opozita jashtë Kuvendit do të bllokojë në orën 18:00 disa akse kryesore të rrugëve të Shqipërisë. Sipas njoftimit, opozita do të bllokojë akset kryesore në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera, përcjell albinfo.ch.

Janë pesë qarqe që do të bllokojnë akset e tyre, paralelisht me bllokimin që do të bëhet në sheshin “Shqiponja”.

Bllokimet e tjera do të bëhen në Fier, Elbasan, Milot, Durrës dhe Kavajë. Kjo lloj e protestave bëhet dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së fronit opozitar, në marrëveshjen e së cilës u pajtuan për të mos marrë pjesë në zgjedhjet derisa të garantohet liria e tyre.