Shqipëria
Opozita në Shqipëri përgatitet për protestën e 16 marsit
Opozita ka nisur përgatitjet për protestën e 16 marsit. Për këtë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka nxjerrë edhe udhëzimin për degët e PD-së në rrethe dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së. Sipas këtij udhëzimi, kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së janë përgjegjës për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të datës 16 mars 2019, në orën 11.00, në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Basha kërkon nga kryetarët e degëve që të shkojnë derë më derë dhe të përcjellin mesazhin për pjesëmarrje maksimale. “Për të përcjellë mesazhin te qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, turne të kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata”, thuhet në udhëzim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














