Maqedonia
Opozita maqedonase: Nëse deri nesër Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen, do nisim procedurën për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka realizuar të dielën një takim me kryetarët e sapozgjedhur të komunave që vijnë nga partia e tij.
Mickoski para medieve ka folur për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit.
Ai tha se do të presin deri nesër (e hënë), në orën 14:30, që Zaev ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend, ndërsa ka shtuar se në të kundërtën, ata në orën 14:30 do të dorëzojnë nënshkrimet për votim të mosbesimit të Qeverisë LSDM-BDI.
“Do të jem si zakonisht, preciz. Deri në orën 14:30 presim dhe më pas do ta nisim procedurën për votimin e besimit të qeverisë, nëse më parë nuk e mban premtimin Zoran Zaev”.
Hristijan Mickoski ka thënë se fillimisht duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe më pas do të vijnë procedurat e tjera.
Numri i VMRO-DPMNE ka mohuar raportimet se deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, është ankuar për keqpërdorim të nënshkrimit të tij dhe se do ta tërheqë atë.
“Nënshkrimi i Skender Rexhepit qëndron në iniciativën për ndryshimin e kësaj qeverie dhe besoj në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











