Lajme
Opozita kundër “grupit të unitetit”, preferon kuvendin
"Opozita përmes Kuvendit do t’i mbështeste hapat e Qeverisë për normalizimin e gjendjes në veri, pa pasur nevojë për grupe pune"
Partitë opozitare të Kosovës janë shprehur kundër nismës së Qeverisë për formimin e një ekipi të përbashkët për trajtimin e çështjes së veriut të Kosovës. Në vend të formimit të grupeve dhe hartimit të strategjive, opozita kontributin e vet e ofron përmes institucioneve, përkatësisht Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se opozita përmes Kuvendit do t’i mbështeste hapat eventual të Qeverisë për normalizimin e gjendjes në veri, pa pasur nevojë që të krijohen grupet e përbashkëta punuese.
“Edhe po të ketë ftesë, LDK-ja nuk do t’i bashkëngjitet kurrfarë grupi që formon Qeveria, në këtë rast, as për çështjen e veriut. Fundi i fundit ne konsiderojmë që formimi i grupeve është vetëm për të humbur kohë dhe për të mos kryer punë. Qeveria, partnerët e koalicionit e kanë përgjegjësinë dhe le t’i kryejnë punët e veta”, thotë Beqiri, raporton REL.
Një qëndrim kundër përfshirjes së pozitës dhe opozitës në kuadër të një ekipi të përbashkët për veriun ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, thotë se veriu mbetet çështje jetike dhe sfidë për shtetin e Kosovës. Por, ai e konsideron si aventurë përfshirjen e opozitës në planet e Qeverisë.
“Në asnjë mënyrë nuk do të jemi qorrazi pjesë e projekteve me përplot sekrete e të panjohura dhe deri më tani Qeveria ka dëshmuar që ka bërë vetëm aventurë me veriun e Kosovës dhe ne nuk do të jemi pjesë e aventurave. Ne nga jashtë do t’i sfidojmë dhe parandalojmë zhvillimet e këqija për veriun dhe vendin në përgjithësi”, thekson Luma.
Sidoqoftë, gjendja në veri të Kosovës mbetet e brishtë. Institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të shtrijnë autoritetin e tyre në atë pjesë për shkak të kundërshtimeve nga strukturat politike të serbëve lokalë, të cilët nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Këto struktura mbështeten dhe dirigjohen nga Beogradi zyrtar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











