Kosova
Opozita kritikon Qeverinë e Kosovës për buxhetin 2024, nuk shohin rritje
Sot, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë për planifikimin e ndarjeve buxhetore për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit nga PDK thonë se projektbuxheti për vitin 2024 nuk i arrin pritshmëritë e qytetarëve e bizneseve. Deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë se planifikimi i mirëfilltë i buxhetit do të kontribuonte në përmbushjen e nevojave sociale dhe shtetërore, por se një gjë e tillë nuk është bërë.
“Si grup parlamentar e kemi shqyrtuar projektligjin, prandaj lirisht themi se buxheti 2024 nuk paraqet kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve, bizneseve dhe organizatave buxhetore. Si i tillë duket më i madh në shifër, por në një situatë krize jo vetëm ekonomike, por edhe mungesës së lidershipit ku gjithçka është më e shtrenjtë, i lë më të varfër qytetarët”, ka thënë ai.
Lushtaku i ka quajtur mashtrime premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, duke shtuar se nuk është planifikuar asnjë projekt i madh, nuk është ulur import, s’është rritur eksporti, s’është forcuar ekonomia dhe se Qeveria po krenohet me projekte të qeverive të kaluara.
“Po u kalojnë tre vjet në pushtet, i keni planifikuar rreth 10 miliardë euro shpenzime, prej të cilave nuk rrjedh asnjë projekt madhor. Në fushatat tuaja kryeministri i tashëm duke u munduar ta çjerrë zërin ka premtuar se do ta forcojë ekonominë, do ta ulë importin, do ta rrië eksportin. Premtonte se arka e shtetit nuk do mbushet më në kufi, në dogana, por sido të jetë është humbje kohe të flitet për humbjet e tyre. Humbje po i shkaktohet Kosovës. Deri dje akuzuat ata që ndërtuan shtetin për rrugët, shkollat, spitalet e të tjera me të cilat sot krenoheni”, ka përfunduar Lushtaku.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se projektbuxheti i vitit 2024 duhet të gjykohet përmes zotimeve që ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje kur ka ardhur në pushtet. Ai ka përmendur disa zotime të pushtetit, të cilat pretendon se nuk do të realizohen në këtë mandat qeverisës, as me projektbuxhetin e vitit 2024.
“Është buxheti i fundit që kjo mazhorancë e sjell në Kuvend dhe duhet të gjykohet përmes zotimeve. Gjatë këtij mandati, kjo mazhorancë ka pasur 11.4 miliardë euro për të shpenzuar. Deri më tani, janë shpenzuar 8.1 miliardë euro. Efekte konkrete janë të pavërejtshme. Është përkeqësuar struktura e buxhetit. Nëse e krahasoni vitin 2017 me tash, investimet kapitale kanë rënë. U patën zotuar që të ndërtohen 160 çerdhe – pesë çerdhe janë ndërtuar. Banimi social nuk ka filluar. Sigurimet shëndetësore nuk kanë nisur. Privatizimi vazhdon valë-valë. Fondi Sovran iu garantojë që do t’ju shkaktojë probleme të mëdha ekonomike”, ka thënë Hoti në Kuvend.
Sipas deputetit të LDK-së, trendi i rritjes ekonomike është me trend rënës.
“Ka qenë i kuptuar viti 2022, por këtë vit të gjitha vendet janë kthyer në normalitet, përveç neve”, ka shtuar ai.
Hoti ka thënë se me problemin me investimet kapitale kanë mbetur 1 miliard euro pa u futur në ekonomi. Kjo, sipas tij, ka përkeqësuar situatën për të bërë biznes.
“Vetëm dallimi mes planifikimit dhe realizimit të investimeve kapitale në tre vjetët e fundit është rreth 1 miliard euro. 1 miliard euro më pak në ekonomi. Kjo bëhet 2 apo 3 miliard euro me efektet dytësore, tretësore. Tani është komplikuar çështja me sanksionet e BE-së. Politika të reja fiskale nuk duket që do të ketë as në vitin 2024. Kushtet për të bërë biznes janë përkeqësuar. Miliona euro janë humbur nga Trusti Pensional pasi s’ka pasur Bord. Përkeqësim të situatës dhe rreziqeve fiskale në ndërmarrjet publike”, ka thënë ish-kryeministri duke kritikuar projektbuxhetin për vitin 2024. Hoti ka thënë se në mbrojtje, arsim dhe shëndetësi duhet të shpenzohet shumë, pasi “trendi është rënë për tre vjetët e ardhshme”.
“Është rritur me 10% numri i familjeve në prag të varfërisë në krahasim me vitin 2022”, ka thënë Hoti.
E, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka rritje të buxhetit por zvogëlim, ndërsa ka shtuar se janë nënçmuar disa kategori.
“Rritja nominale prej vetëm 102 milionë euro është zvogëlim real i buxhetit kur marrim parasysh shkallën e inflacionit të këtij viti dhe vitit që vjen. Rritja e vlerës së koeficientit nga 105 në 110 euro nuk është rritje as harmonizim, por zvogëlim real i pagave. Shqetësuese këtë vit është nënçmimi që u bëhet disa kategorive, si policia, shëndetësia, drejtësia e të tjerë të dëmtuar nga Qeveria nga mohimi i pagesës së shtesave për rrezikshmëri. Investimet kapitale të shtuara vetëm për 48 milionë nuk mund të shohin ndonjë zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se Qeveria po e dëmton vendin duke bartur mjete nga viti në vit.
“Për MPB nuk është paraparë asnjë cent shtesë, janë bartë 52 milionë të paimplementuara, fjala shpenzim i buxhetit nuk qëndron. Buxheti shpenzohet ku nuk investohet, ashtu si bën kjo Qeveri. Atëherë humb buxheti, kurse investimi i buxhetit është fitim i buxhetit. Qeveria në kohën e zhvillimeve të sigurisë bart 52 milionë të këtij viti në vitin tjetër për MPB”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se Qeveria po diskriminon kategoritë e veteranëve dhe kontribuuesve të viteve ’90-a.
“Shuma e mjeteve për veteranët është zvogëluar për 3.4 milionë këtë vit. Zbritje ka për punëtorët e Trepçës, deputetët e viteve 90, të burgosurit politikë. Kur i sheh këto shifra, e ke vështirë të lirohesh nga mendimi, të vjen një mendim i ligë pse kjo qeveri i diskriminon këto kategori meritore për lirinë dhe ekzistencën tonë. Nëse i bëjmë një vlerësim këtij buxheti, mund të themi kemi të bëjmë me një qeveri që nuk e investon buxhetin qëllimshëm ndër vite. Ekonomisë së Kosovës kjo qeveri ia ka munguar 1 miliard euro investime, kjo qeveri u shkakton humbje të gjithë sektorëve”.
E-Diaspora
-
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale... -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









