Lajme
Opozita kërkon nga kuvendi që t`i stopojë bisedimet
Një kërkesë e tillë pritet të bëhet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila pritet të mbahet brenda javës

Opozita në Kuvendin e Kosovës planifikon të kërkojë përkrahjen e pozitës për ta obliguar Qeverinë e Kosovës t’i ndërpresë bisedimet dhe marrëveshjet e reja me Serbinë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Një kërkesë e tillë pritet të bëhet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila pritet të mbahet brenda javës, njofton radio Evropa e Lirë.
Të tri partitë e opozitës i kanë proceduar tashmë Kryesisë së Kuvendit 40 nënshkrime të deputetëve, me të cilat e ftojnë këtë organ të thërrasë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, thotë se kryesia do të vendosë të martën për ditën e mbajtjes së seancës, ku ai pret që edhe pozita të reflektojë pozitivisht në raport me kërkesat e opozitës.Partitë në pushtet janë treguar të përmbajtura nga deklaratat përderisa të mos i shohin kërkesat e definuara në letër të opozitës.
Zyrtarë të këtyre partive vetëm rikujtojnë se Kuvendi tashmë ka miratuar një rezolutë me të cilën delegacionit dhe qeverisë së Kosovës, i janë përcaktuar vijat e kuqe në lidhje me dialogut e filluar me Serbinë.
Por, opozita mendon se këto vija të kuqe tashmë janë shkelur nga ana e qeverisë.
Andaj, është Visar Ymeri, deputet i Vetëvendosjes, ai i cili kërkon që Kuvendi të marrë rolin që i takon, dhe të vendosë për hapat në vijim në raport me bisedimet me Serbinë.
Opozita nuk e ka bërë të qartë nëse do të kërkojë vendim apo rezolutë të re nga Kuvendi në lidhje me bisedimet dhe konkluzionet e arritura me Serbinë për lëvizjen e lirë, regjistrat civil dhe diplomat, të cilat i konsideron kthim prapa dhe të dëmshme për vendin.
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz