Kosova
Opozita i kërkon Kurtit të përmbushë kërkesat e NjSI-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria përmbushjen e kërkesave të Njësitit Special Intervenues.
“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se është e turpshme mënyra se si po trajtohen policët.
“E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta. Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, shkruan Krasniqi.
E kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria ka poshtëruar Policinë e Kosovës.
“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zotë, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkroi ai.
Njësia Speciale Intervenuese dhe ajo për eksplozivët dhe deminimin protestuan para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar trajtim të dinjitetshëm.
“Prandaj edhe një herë kërkojmë nga ana e juaja që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe ti merrni parasysh kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe së bashku ti zgjidhim. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve. Rrezikshmëria të caktohet ne 50% te pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, thanë ata.
Pjesëtarët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve si dhe në rastet ku cenohet siguria Kombëtare përkatësisht janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksplozivë dhe bomba, dhe për intervenime në situata ku rrezikshmëria vlerësohet të jetë ekstreme.
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









