Lajme
Opozita e shtyn protestën për 28 nëntor
Liderët opozitar thanë se protesta e konsideruar gjithëpopullore, do të vazhdojë me 28 nëntor. Qeveria e lavdëron policinë për intervenim ndaj protestuesve
Pavarësisht paralajmërimeve se do të vazhdojnë protestat e opozitës deri në lirimin e deputetes Dinika Kadaj-Bujupi, sot liderët e tri subjekteve politike, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj i partisë Nisma për Kosovës, kanë vendosur t’i pezullojnë përkohësisht protestat opozitare.
Sipas liderëve opozitar, protesta e djeshme ka qenë të dhunshme, por edhe pushteti ka përdorur policinë për t’i mbrojtur dy marrëveshjet e fundit, të cilat sipas pozitës, janë të dëmshme për Kosovën. Liderët opozitar thanë se protesta e konsideruar gjithëpopullore, do të vazhdojë me 28 nëntor.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur të mërkurën. “Ata (pushteti) bënë një veprim politik dhe arrestuan njerëzit nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë brutale. Kundërshtimi do të vazhdojë. Ndaluni sa nuk është bërë vonë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, para se të mbahet takimi i liderëve të opozitës, shtetet e pesëshesh ndërkombëtare (Quint) të akredituara në Kosovë, Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë lëshuar një deklaratë kundër protestave të dhunshme, si dhe i kanë dhënë mbështetje të plotë Policisë së Kosovës.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike. Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Dhuna, sipas kësaj komunikate, nuk i sjell dobi askujt.
“Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën”, konsiderojnë shtetet e Quintiti në deklaratën për media.
Ndërkohë, policia është në kërkim edhe të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Për vepra të ngjashme, dje Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar dënimin prej 30 ditësh paraburgim, deputetes Donika Kadaj-Bujupi.
Por, kundër këtij vendimi të Gjykatës, sot në Prishtinë është mbajtur një marsh nga gratë deputete të tri partive opozitare. Deputetet kanë kritikuar presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga se nuk i ka dalë në mbrojtje deputetes Kadaj – Bujupi. Deputet kanë kërkuar takim me presidenten, por nuk kanë marrë përgjigje nga ajo.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni e ka dënuar protestën e djeshme të opozitës, duke konsideruar vandaliste. Ai e ka lavdëruar policinë e shtetit për ndërhyrje.
“Protesta e djeshme ka qenë e dhunshme, ndërsa Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Policia e Kosovës është në mbrojte të ligjit dhe të rendit në vend dhe ajo këtë dje e ka bërë dhe e ka arritur në mënyrën më të mirë të mundshme, për ç’gjë e jap mirënjohje publike” ka thënë Hyseni.
Policia e Kosovës, ndërkaq ka bërë të ditur se gjatë protestës së djeshme ka shoqëruar në polici 22 protestues, për të cilët janë duke vazhduar procedurat e mëtejshme ligjore.
Derisa, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka konfirmuar se si pasojë e përleshjeve mes protestuese dhe policisë, në Klinikën Emergjente ndihmë mjekësore kanë kërkuar 13 persona.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








