Lajme
Opozita e çon Specialen në Gjykatën Kushtetuese
Opozita beson se riprocedimi në Kuvend i amendamentit Kushtuese nga ana e Qeverisë, brenda një periudhe 5 javëshe, përbën shkelje të procedurave të kushtetutese
Tri partitë politike që formojnë bllokun opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot gjatë ditës do ta procedojnë në Gjykatën Kushtuese, lëndën me amendamentin që i ka hapur rrugë miratimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës.
Opozita beson se riprocedimi në Kuvend i amendamentit kushtetues nga ana e Qeverisë, brenda një periudhe 5 javore, pa asnjë modifikim, përbën shkelje të procedurave të Kushtetutës. Prandaj opozita shpreson se Gjykata më e lartë në vend, mund të korrigjoj gabimin e Qeverisë e më pas edhe të Kuvendit.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se amendamenti i miratuar parasheh themelimin e një gjykate që ka si qëllim diferencimin etnik dhe jo dënimin e krimeve në përgjithësi. Si e tillë, kjo gjykatë, sipas saj, paraqet edhe shkelje të sovranitetit të Kosovës.
Haxhiu ka numëruar edhe disa nga argumentet në të cilat mbështetet opozita në pritje që Gjykata Kushtetuese ta interpretojë si jo kushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës të datës 3 gusht, kur u miratua amendamenti për themelimin e kësaj gjykate të posaçme apo speciale.
“Ne konsiderojmë që amendamenti në fjalë është në shpërputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vetëm po ta lexojmë, në fillim të këtij amendamenti thuhet që ‘pavarësisht dispozitave tjetra kushtetuese…’, pra ky amendament e suspendon edhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ajo për REL.
Ne në seancën kur është shqyrtuar ky amendament, sipas saj, është kërkuar respektim të procedurave, sepse kryetari i Kuvendit, siç tha ajo, kishte obligim kushtetues që ta dërgonte këtë amendament së pari në Gjykatë Kushtetuese për të konstatuar se a i pakëson të drejtat e njeriut.
“Kështu që është bërë shkelje kushtetuese. Pra, do ta kontestojmë si në aspektin procedural ashtu edhe në atë përmbajtjesor”, ka thënë Haxhiu.
Ajo beson se Gjykata Kushtetuese do t’i marrë për bazë zhvillimet mes dy votimeve dhe të interpretoj drejt vendimin e Kuvendit të Kosovës. “Gjykata Kushtetuese në fazën paraprake nuk e ka pasur të drejtën që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kapitujve tjerë të kushtetutës, mirëpo vetëm kapitullin dy në raport me të drejtat e njeriut”.
Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq thekson se riprocedimi për një çështje që ishte mbyllur, nuk ka bazë juridike. “Nuk është dashur të përsëritet votimi për një çështje që tashmë ka kaluar votimi në Kuvendin e Kosovës duke qenë deputetët kundër”, ka thënë Isufi.
Ndryshe, amendamenti i miratuara në Kuvend me 3 gusht, që ndryshoi Kushtetutën e vendit, ishte hedhur në votim edhe më përpara, por nuk kishte siguruar dy të tretat e votave të deputetëve. Pas kësaj, Qeveria e pati riprocedoi në Kuvendtë njëjtin amendament.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











