Shkurt.ch
Operacioni i suksesshëm, pacienti vdiq!
Sipas një studimi të ri, 4 për qind të pacientëve vdesin pas ndërhyrjes operative, gjegjësisht para lëshimit nga spitali
Një studim i publikuar rishtas ka sjellë një ndryshim në perceptimin e deritashëm për rastet e vdekjeve në sallat e operacionit. Vdekja e pacientëve para se të lëshojnë spitalin është dukuri dyfish më e shpeshtë se sa është menduar deri më tash, shkruan revista “Lancet” duke iu referuar studimit më të ri “European Surgical Outcomes Study» (EuSOS).
Sipas studimit në fjalë, 4 për qind të pacientëve vdesin pas ndërhyrjes operative, gjegjësisht para lëshimit nga spitali.
Por, kjo përqindje varion shumë, në varësi nga vendi. Kështu, më së paku pacientë vdesin pas operacionit në spitalet islandeze, “vetëm” 1.2% ndërsa më së shumti në ato letoneze, 21.5 për qind ose më shumë se çdo i pesti pacient! Shkalla e vdekjes në Zvicër është 2%.
Edhe po u hoqën faktorët rëndues, si ai i rasteve emergjente ose i të sëmurëve nga kanceri, dallimet në statistika sa u përket vdekjeve pas operative në mes të vendeve në fjalë mbeten të mëdha.
Më së shumti vdesin pacientë në Poloni, Letoni dhe Rumani ndërsa nga vendet e Evropës perëndimore, shanet më të këqija për të mbijetuar operacionin i kanë pacientët nga Irlanda, Italia, Belgjika, Portugalia dhe Franca.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












