Muzikë
Opera e Cyrihut shpallet Shtëpia Operistike e Vitit 2025
Sipas një sondazhi kritikësh profesionistë të muzikës, të kryer nga revista e specializuar për operë, Opernwelt
Shtëpia e Operas së Cyrihut është zgjedhur Shtëpia e Operas e Vitit në një sondazh kritikësh profesionistë të muzikës, të kryer nga revista e specializuar për operë, Opernwelt.
39 kritikë që kanë marrë pjesë në këtë sondazh i kanë dhënë Cyrihut vendin e parë në konkurrencën e zonës gjermanishtfolëse (Gjermani, Austri, Zvicër), transmeton albinfo.ch. Vitin e kaluar, Opera e Frankfurtit e kishte fituar këtë titull për të tetën herë.
“Opera e Cyrihut e ka fituar vendin e saj `nën diell` me një program dramaturgjikisht të besueshëm, inovativ dhe të larmishëm, si dhe me disa prekje mbresëlënëse regjisoriale”, shkruan revista, raporton srf.ch.
Drejtori më i fundit artistik i Operës së Cyrihut ishte Andreas Homoki; Matthias Schulz, ish-drejtori artistik i Operas Shtetërore të Berlinit “Unter den Linden”, do të marrë përsipër postin e drejtorit për sezonin e ri.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













